Site icon Telegrafi

Oda e Farmacistëve të Kosovës kërkon ndryshimin e legjislacionit farmaceutik

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar pas një aksioni të Doganës së Kosovës në dy barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandë me barna.

OFK nuk arsyeton asnjë person për veprimtari jo të ligjshme.

“Ne si OFK kërkojmë urgjentisht ndryshimin e legjislacionit farmaceutik i cili do të mundësonte rikthimin e normalitetit në sektorin farmaceutik”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kamuflimi i bunkerit me barna ilegale në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka zhvilluar dy aksione në barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandë me barna.

Aksioni i zhvilluar sot nga Dogana ka pasur për cak dy barnatore, njëra në lagjen “Kodra e Trimave” dhe tjetra në “Bregun e Diellit”, ku edhe janë gjetur një sasi e barnave pa panderola. /Telegrafi/

Exit mobile version