Oda e Avokatëve të Maqedonisë (OAM) sot shënoi 72 vjetorin si shërbim i pavarur publik, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në nivelin e standardeve evropiane dhe botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jam i kënaqur që Avokatura e Maqedonisë në mënyrë permanente e ndërmerr vendin e saj në sistem duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Kjo relativisht me sukses realizohet edhe në rrethana të tilla të vështira me të cilat ballafaqohemi dhe me mohimin e rolit të avokatit”, deklaroi kryetari i OAM, Nikolla Dodevski.
Ai theksoi se në të ardhmen do të punohet në përmirësimin e legjislacionit me çka siç shtoi, do të ndihmohet në realizimin e mbrojtjes më efikase të qytetarëve dhe do të përmirësohet mirëkuptimi i rolit të avokatëve.
Në suaza të Ditëve të Avokaturës së Maqedonisë, OAM do të mbajë takimin e 62-të vjetor në të cilën do të shqyrtohen qktivitetet e deritanishme të Odës./Telegrafi/