Site icon Telegrafi

Oda e Avokatëve: Ulet tarifa për kontratat me vlerë prej mbi 10 mijë euro

Bordi drejtues i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë sot ka sjellë ‘Vendim për uljen e tarifës së avokatëve’ në lidhje me kontratat me vlerë prej mbi 10 mijë euro, i cil është në përputhje me Ligjin e ri noterial ku patjetër duhet të përgatiten nga avokatët. Njëherit, për përbërjen e këtyre kontratave më nuk do të njihet shuma prej 30% në emër të paushallit, kumtoi sot Oda e Avokatëve, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në procedurat për lëshimin e urdhërpagesave, siç informojnë, shpenzimet avokateske do të llogariten në vlerë prej 70% nga shpërblimi i avokatit dhe nuk do të paguhet ngarkesa (përbërja) e avokatit dhe përbërja e autorizimit dhe listës shpenzuese.

Në komunikatë potencohet se me këto ndryshime të Tarifës së avokatëve, Oda e Avokatëve kontribuon në mbështetjen e qytetarëve dhe personave juridik nga ngarkimi i tepërt i shpenzimeve disproporcionale.

OA tha se nëse ndiqen këto procedurat e kompensimeve të noterëve, do të vjen deri te lehtësimi i dukshëm financiar i qytetarëve dhe personave juridik në realizimin e të drejtave të tyre në këto procedura. /Telegrafi/

Exit mobile version