Site icon Telegrafi

Oda e Afarizmit: Pagat e institucioneve publike të ekzekutohen në vlerën e 50 për qind të saj

Oda e Afarizmit të Kosovës njofton se ka ripërsëritur kërkesën e dërguar tek kryeministri në detyrë Albin Kurti, që nga propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për Pakon Emergjente Fiskale që për të gjithë të punësuarit, të cilët janë prekur nga gjendja e pandemisë të trajtohen në mënyrë të barabartë, për arsye se shumë biznese nuk po mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre për shkak të masave të fundit, e të tjerat janë duke operuar me kapacitete të kufizuara.

Duke e marrë parasysh këtë, OAK thotë se pagat në institucione publike dhe kompani publike të ekzekutohen në vlerën e 50 për qind të pagës për muajin prill dhe muajt vijues deri sa të zgjatë pandemia, për të gjithë apo për punëtorë që nuk janë duke punuar duke marrë parasysh se shumica e të punësuarve në institucionet publike nuk janë duke punuar.

“Kjo bëhet me arsyetimin se në këtë mënyrë qeveria do të ketë mundësinë e rritjes së shumës prej 41 milionë eurove të parapara për afër 300 mijë të punësuar në sektorin privat dhe rritjen e shumës nga 170 euro në së paku 220 euro, thuhet në letrën e OAK-së”, thuhet në reagimin e OAK-ut.

Gjithashtu, OAK ka kërkuar që shumën e paraparë prej 15 milionë euro për paga shtesë prej 300 euro për punëtorët e atakuar nga pandemia, të barten për biznese dhe këta sektorë të marrin paga të plota.

OAK kërkon që Këshilli Kombëtar për Zhvillimi Ekonomik të fillojë punën sa ma shpejt në përgatitjen e Pakos së dytë Fiskale. /Telegrafi/

Exit mobile version