Oda e Afarizmit të Kosovës të mërkurën iu është drejtuar institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me deklaratat e publikuara nga afaristi Ramiz Kelmendi.
Oda ka shprehur shqetësimin në lidhje me deklaratat e publikuara për zvarritjet dhe pengesat që i janë bërë dhe janë duke u bërë nga ana e Bashkisë së Tiranës për të bërë investimin e planifikuar shumë milionësh në këtë qytet, ndërsa kërkon përgjigje sa më të shpejtë lidhur me këtë çështje.
Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili njihet ndër afaristët e suksesshëm në Kosovë, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, lidhur me një pronë të kontestuar për ndërtimin e ETC-së.
Përmes letrës, Kelmendi ka treguar për blerjen e pronës, për të cilën ka thënë se i është premtuar mbështetje e fuqishme nga kryetari Velijaj.
Por, siç shkruan në letër, përkundër fjalëve të Veliajt, parcela e blerë për ndërtimin e ETC-së, ka hasur në një kontest, për të cilën biznesmeni kosovar, ka pritur më shumë se tre vjet.
Kelmendi ka bërë të ditur se pas dhënies së dritës jeshile për të filluar ndërtimin e objektit, që kishte vlerë miliona euro, inspektorët kishin pezulluar punimet. /Telegrafi/