Gjykata komerciale dhe rritja e efikasitetit të gjyqësorit ishin disa ndër temat kryesore në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Kryetari i bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se me bindjen që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të trajtohen dhe zgjidhen çështjet me interes për komunitetin e biznesit.
Ndër të tjera u theksua që kërkesë urgjente e bizneseve është krijimi i Gjykatës Komerciale, për të cilën duhet që fillimisht duhet të merren parasysh rekomandimet e bizneseve e pastaj të kalojë në Kuvend për miratim, sepse vonesat e trajtimit të lëndëve me të cilat aktualisht po përballen bizneset përveç që po shkatërrojnë bizneset aktuale, gjithashtu po largojnë edhe investitorët e huaj.
Krasniqi tutje shtoi që është më se e nevojshme të krijohet një komisioni profesional brenda Kuvendit të Kosovës, i cili do të kujdeset për harmonizimin e draft ligjeve para votimit në Kuvend.
Zëvendësministri Sallahu tha se janë të hapur për bashkëpunim, me theks të veçantë tek krijimi i Gjykatës Komerciale, pasi që ky aktualisht është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/