Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes për të dhuruar rroba për banorët e këtij instituti
Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.
Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i iniciuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. /Telegrafi/