Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka publikuar një video ku shihet se si serbët e Kosovës lartësojnë Rusinë.
Në video shfaqen pamjet se si nga Manastiri i Draganacit, që gjendet në veri të Gjilanit, serbët me këngë çetnike, bëjnë thirrje për pushtimin e Kosovës.
“Kështu lavdërohet Rusia nga serbët në kishat ortodokse në Kosovë! Ndër të tjera kjo këngë bën thirrje edhe për pushtim të Kosovës!”, shkruan Musliu në rrjetin social X.
This is how #Russia is glorified by the #Serbs in the Orthodox churches in #Kosovo! Among other things, this song also calls for the #invasion of Kosovo! pic.twitter.com/hrvkozC66n
— Agim Musliu (@agim_musliu) August 29, 2023
Grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd, ku nën këtë mesazh është vizatuar flamuri i Serbisë dhe ai i Rusisë.
Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi ishin shfaqur këto grafite luftënxitëse.
Ditë më parë, ky institut kishte sqaruar se kush është neo-nazisti gjerman Maik Muller, i cili përdoret nga Kisha Ortodokse Serbe për të propaganduar kundër Kosovës.
“Muller është udhëheqës i organizatës ‘Europäische Solidaritätsfront für Kosovo’, e njohur zyrtarisht për veprimtari humanitare që në Gjermani dhe vendet gjermanofolëse merret me ndikim politik, kundër demokracisë liberale perëndimore dhe NATO-s dhe SHBA-së. Muller u konvertua në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2016”, thuhet në përshkrimin e institutit.
Aty thuhet se aktiviteti më i madh i Mullerit në mediat sociale është propaganda anti-NATO dhe pro-serbe. /Telegrafi/