Site icon Telegrafi

OÇP: Mjekët izraelitë po torturojnë palestinezët e burgosur

Komiteti palestinez të shtunën ka akuzuar mjekët izraelitë për torturimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Komitetit për të burgosirit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), thuhet se mjekët izraelitë që punojnë me burgjet, shërbimet e sigurisë dhe në kampet ushtarake, torturojnë të burgosurit dhe i nënshtrojnë në presione psikologjike.

“Mjekët në mënyrë sistematike shpërfillin shëndetin e të burgosurve dhe nuk veprojnë në përputhje me etikën e profesionit mjekësor dhe konventat ndërkombëtare dhe humanitare”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se mjekët izraelitë nuk kanë paraqitur raporte ku tregohen torturat që kanë përjetuar të burgosurit.

“Ata po ashtu janë tërhequr dhe nuk kanë siguruar trajtim për të burgosurit dhe nuk kundërshtojnë ujdinë për trajtim në këmbim të rrëfimit”, thuhet më tej.

Ende nuk ka asnjë koment nga autoritetet izraelite ndaj pretendimeve të komitetit të OÇP-së.

Sipas qeverisë palestineze, mbi 7.000 palestinezë aktualisht janë në burgjet izraelite.

Exit mobile version