Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se është për keqardhje mospërjashtimi i kandidatëve të dënuar me vepra penale në zgjedhjet lokale.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se si mik i Kosovës shpreson që votuesit të mos i votojnë ata kandidatë që kanë lidhje kriminale.
“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale s’mund të përjashtohen. Tani u takon votuesit që ta thonë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar Connell në Facebook.