Në Prishtinë sot u mbajt konferenca “Perspektiva Ekonomike e Kosovës – Sfidat dhe mundësitë”, e organizuar nga Leadership and Growth Council dhe e përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Britanike në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili i ka veçuar sfidat ekonomike që Kosova ka dhe ka theksuar disa nga mënyrat për të përfituar nga përparësitë e vendit.
Duke folur mbi mundësitë për zhvillim ekonomik në Kosovë, O’Connell ka thënë se Kosova mund t’i humbë edhe të ardhurat nga remitancat dhe s’duhet të varet nga to.
Ai gjithashtu e ka përmendur rëndësinë që MSA-ja ka për bizneset e ndërmarrësit në Kosovë.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj, ka folur për standardet e përgjithshme për zhvillim ekonomik.
Kurse, Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Europian ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe standardet për zhvillim ekonomik.