Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, ka përkujtuar sot 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke thënë se bashkohet me popullin e Kosovës për të përkujtuar viktimat e kësaj ngjarje që tronditi atëkohë gjithë botën.
“Sot bashkohem me popullin e tërë Kosovës për të përkujtuar, për një moment, viktimat e vrasjeve në Reçak, dhe të gjitha viktimat në tridhjetë vjetët e fundit. Paqja në Ballkan, varet nga drejtësia për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar në diplomati britanik./Telegrafi/