Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell në Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit, ka thënë se liria e shprehjes dhe e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë.
O’Connell përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse.
Postimi i plotë:
Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë. Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë./Telegrafi/