Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, duke folur për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit, ka thënë se duhet të sigurohet se ekziston një hetim transparent dhe i shpejt.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kërkon nga autoritetet e Kosovës që të bëhen të ditura sa më shpejt rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.
“Unë i shprehi ngushëllime familjes dhe miqve të Astrit Deharit. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të na sigurojë se ekziston një hetim transparent dhe të shpejtë në rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkruar O’Connell.