Telegrafi

O’Connell: Jam i tmerruar nga sulmi ndaj Vitore Stavilecit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është tmerrar nga sulmi që iu bë bashkëshortes së ministrit në detyrë, Blerand Stavileci.

“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak në Vitore Stavilecin. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkruar në facebook O’Connell.