Site icon Telegrafi

O’Connell: Franca do ta trajtojë fer Haradinajn

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se beson shumë që Franca të enjten do të japë vendim ‘fer’ për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Jam i bindur që shteti i Francës do ta trajtojë në mënyrë fer”, tha O’Connell në  emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës

Ai ka thënë se Franca ndjek proceset ligjore njëjtë si për Haradinajn ashtu edhe për gjithë qytetarët e tjerë të botës.

O’Connell gjithashtu është shprehur se Kosova nuk duhet të harrojë që ishte Franca i dyti shtet që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pas shpalljes së saj./Klan Kosova/

Exit mobile version