Telegrafi

O’Connell: Dashuria do ta mposht urrejtjen

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka shprehur falënderimet e tij për ngushëllimet dhe përkrahjen që pranoi nga kosovarët pas sulmeve terroriste në Manchester të Britanisë ku humbën jetën 22 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

“Dashuria do ta mposhtë urrejtjen. Bëni çfarë të mundeni për të shpërndarë dashuri dhe ndalni urrejtjen”, shkroi ambasadori Ruairí O’Connell në Facebook.

Manchester Arena në qytetin Manchester të Britanisë së Madhe ishte cak i një sulmi terrorist gjatë një koncerti.