Telegrafi

“Ocean’s 8” sjell historinë e femrave grabitëse (Video)

Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway dhe Rihana, të gjitha në një film.

Publikohet traileri i parë i “Ocean’s 8”, bazuar në trilogjinë e suksesshme “Ocean’s”.

Këtë herë protagonistë nuk do të jenë George Clooney, Brad Pitt, Matt Damon e Julia Roberts, por 8 grabitëse gra.

Rihanna

Personazhi kryesor është motra e Deni Oshën, Debi, e interpretuar nga Sandra Bullok.

Sapo ka përfunduar dënimin 5-vjeçar në burg, ajo formon bandën e saj për të grabitur një varëse të çmuar në një galeri arti.

Bullok shpjegoi në një intervistë se bëhet fjalë për një histori paralele të një vajze të rritur në një çati me kryegrabitësin Deni Ocean. /Telegrafi/