Një projekt ambicioz për pastrimin e 88 mijë ton plastike që lundron në “Great Pacific Garbage Patch” ka filluar. Të dielën, Projekti Ocean Cleanup filloi të tërheqë “Sistemin e Pastrimit të Oqeanit 001” nga San Francisko në një vend testues rreth 386 km larg.
Sapo të arrijë, era dhe valët do të shtyjnë Sistemin 001 në një formë të U-së dhe do të lundroj ngadalë në vete. Një skaj i gjatë prej 3 metrash i varur poshtë do të mbledhë copa plastike të vogla sa një milimetër në madhësi dhe anijet më të vogla më vonë do t’i dërgojnë në breg për riciklim, transmeton Telegrafi.
Gjatë testimit dy javësh, sistemi do të “monitorohet gjerësisht” për të siguruar që është duke kryer punën, duke mos dëmtuar planktonin dhe jetën tjetër kritike detare. “Ne duam të kapim plastikë, jo peshk,” tha Joost Dubois nga The Ocean Cleanup për CNN. “Ne jemi duke u përpjekur për të zgjidhur një problem mjedisor kështu që ne duhet të sigurohemi që të mos krijojmë një problem më të madh në vend të kësaj”.
Pas mbarimit të testimit, sistemi do të udhëtoj edhe për 1,448 kilometra detare për të filluar misionin kryesor, duke pastruar hapësirën e madhe të plehrave të Paqësorit.
Ekuipazhet do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes për gjashtë muaj për të vazhduar monitorimin, por shpresojnë se një automjet autonom mund të bëjë punën pasi ata të largohen.
Grupi synon të vendosë përfundimisht 60 sisteme që do të nxjerrin 50 për qind të mbeturinave plastike çdo pesë vjet. /Telegrafi/