Telegrafi

OCDE-ja i propozon G8-s “12 porositë” për ekonominë

Nëpërmjet këtyre "12 porosive", OCDE-ja u kërkon shteteve të shmangin "çdo lloj zgjidhjeje të shpejtë të problemeve të ambientit, atyre shoqërore apo të punësimit, dhe të nxisin "transparencën".

Organizata u kërkon gjithashtu me ngulm ndërmarrjeve, të çfarëdo forme ligjore qofshin, të mos bëjnë evazion fiskal, të dëmshëm për të gjithë shoqërinë.

Lobingu i ndërmarrjeve pranë qeverive duhet të ushtrohet mbi baza të ekuilibruara, transparente dhe të drejta për të gjitha palët, njoftohet në këtë dokument të hartuar në bashkëpunim me një grup ekspertësh.

"Instrumentet dhe strukturat financiare nuk duhet të shmangen për të fshehur përfituesit e vërtetë të aktivitetit", njoftoi OCDE-ja, duke kërkuar gjithashtu të luftohet kundër pastrimit të parave.

Sipas OCDE-së, korrupsioni, sidomos ai në transaksionet ndërkombëtare, duhet të konsiderohet si një "krim" dhe "të ndëshkohet me të vërtetë".

“Çdo formë proteksionizmi duhet të ndëshkohet", thekson gjithashtu OCDE-ja. Sekreti bankar nuk do të përbëjë një pengesë për respektimin e të "12 porosive" të OCDE-së, deklaron së fundi organizmi.