Telegrafi

OBT: S`ka kërcënim për proteksionizëm

Ky është konstatimi i miratuar në takimin e përfaqësuesve të 153 vendeve anëtare të Organizatës Botërore Tregtare (OBT), në të cilin shqyrtohej situata aktuale në tregtinë në kushte të krizës globale financiare.

Qeveritë në mbarë botën doemos duhet të jenë të kujdesshëm dhe t`i mbajnë tregjet e tyre të hapura, porositet nga takimi i OBT-së.

Kompanitë në vendet e pasura dhe në ekonomitë me rritje të shpejtuar informojnë për kërkesë të zvogëluar të produkteve të tyre, përderisa transporti i mallrave përmes rrugës ajrore dhe detare shënon rënie të konsiderueshme në nivel global.

Sipas parashikimeve të OBT-së, tregtia globale gjatë këtij viti do të shënojë rënie për nëntë për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Një pjesë e madhe e takimit iu kushtua dhjetëra masave, që janë ndërmarrë nga më shumë qeveri në drejtim të mbrojtjes së prodhimtarisë vendore dhe punëtorëve. /Makfaks/