Site icon Telegrafi

OBT-ja rithekson vendimin kundër subvencioneve të Bashkimit Evropian për Airbus

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka mbajtur në fuqi vendimin për mosrespektimin e një vendimi më të hershëm të saj që ndalonte dhënien e subvencioneve të paligjshme për Airbus.

Çështja është ngritur në Organizatën Botërore të Tregtisë nga rivali Boeing kundër Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë.

OBT-ja ka konfirmuar një vendim të mëparshëm i cili përcakton se mbështetja e ashtuquajtur ‘ndihma fillestare’ për kompaninë Airbus, ka shkaktuar humbje për Boeing-un në tregje, për avionët me dy korridore dhe për avionët e përmasave të mëdha, përcjell Telegrafi.

Sipas vendimit, Airbus ka paguar një normë interesi nën nivelin e tregut për të financuar modelin e avionit të ri ‘A350’.

Pritet se vendimi i OBT-së të shkaktojë vendosjen e sanksioneve nga Uashingtoni.

Boeing dhe Airbus kanë pasur mosmarrëveshje të forta tregtare për më shumë se një dekadë, ku secila palë ka akuzuar palën tjetër se ka marrë miliarda ndihma të paligjshme shtetërore. /Telegrafi/

Exit mobile version