Telegrafi

OBT: Fundi i krizës është larg

Ai përkujtoi se vetëm një numër i vogël i shteteve kanë hequr dorë nga masat e rrezikshme të proteksionit, që i vendosën si përgjigje ndaj krizës.

Duke iu drejtuar 153 përfaqësuesve të anëtareve të OBT-së, Lami theksoi se të dhënat për import dhe kufizimet tjera nëpër kufij sjellin deri te mbyllja e tregjeve dhe shkakton vështirësi plotësuese në kohën e kërkesës së zvogëluar.

"Do të përmbahesha nga optimizmi i tepruar, ndonëse tregjet financiare tregojnë shenja të stabilizimit. Kriza ende është larg përfundimit, veçanërisht në shumë vende në zhvillim ku tek tani ndihet ndikimi i saj", deklaroi Lami.