Site icon Telegrafi

OBT: Ekonomia botërore do të vazhdojë të dobësohet

Tregtia botërore e mallrave me shumë gjasa do qëndrojë e dobët edhe gjatë muajve të ardhshëm pasi ndërprerjet nga Coronavirusi në Kinë kanë ngadalësuar tregtinë ndërkombëtare, të goditur më herët nga tarifat dhe pasiguria. Kjo është theksuar së fundi nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Barometri i tregtisë së mallrave, studim nga organizata me bazë në Gjenevë zbriti në 95.5 pikë, krahasuar me një nivel prej 96.6 që ishte në muajin nëntor 2019. Leximet mbi 100 pikë tregojnë për rritje gjatë tremujorit të ardhshëm, ndërsa ato më të ulëta se 100 tregojnë për rritje të ulët ose ecuri nën trendin e fundit.

“Fillimi i ngadaltë mund të intensifikohet edhe më tej nga kërcënimet globale dhe zhvillimet e tjera në muajt e parë të vitit, të cilat ende nuk llogariten në të dhënat historike të barometrit dhe Coronavirus është një prej tyre”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Leximi i fundit i raport, nuk tregon indikacion për një rikthim të qëndrueshëm. Në të vërtetë, rritja e tregtisë nga viti në vit mund të bjerë përsëri në tremujorin e parë të vitit 2020, megjithëse statistikat zyrtare për të konfirmuar këtë do të bëhen të disponueshme vetëm në qershor.

“Sidoqoftë, çdo komponent i Barometrit të Tregtisë së Mallrave do të ndikohet nga efekti ekonomik i Coronavirusit dhe efektiviteti i përpjekjeve për të trajtuar dhe mbajtur nën kontroll sëmundjen”, thekson barometri.

Vëllimi i tregtisë së mallrave në nivel botëror ka pasur një rënie prej 0.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar në krahasim me një vit më parë.

Sipas raportit, rënia në muajt e fundit ishte e lidhur me rënien në transportin e kontejnerëve, mallrave bujqësorë dhe kërkesës për produkte automobilistike. /Telegrafi/

Exit mobile version