Infeksionet e virusit Zika, sipas të gjitha gjasave janë duke u përhapur në të gjithë Azinë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Qindra raste të virusit janë raportuar në Singapor, ndërsa dy raste të virusit Zika të lidhura me mikrocefalinë, tashmë janë konfirmuar në Tajlandë, shkruan BBC.
Virusi i mushkonjave është identifikuar në 70 vende të botës, ku të paktën 19 prej tyre janë në rajonin e Pacifikut.
Drejtoresha e OBSh-së, Margaret Chan, tha se ekspertët janë në kërkim të gjetjes së zgjidhjes për këtë virus, transmetojnë mediat.
“Për fat të keq, shkencëtarët ende nuk kanë dhënë përgjigje për shumë pyetje të rëndësishme”, tha ajo në takimin vjetor të OBSh-së në Manila të Filipineve.