Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se vdekjet nga coronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë janë rritur 40 për qind në muajin e fundit.
Në njoftimin e OBSH-së thuhet se në muajin e fundit në kontinentin afrikan kanë vdekur mbi 22.300 persona nga COVID-19, ndërsa një muaj më parë ky numër ishte rreth 16.000, që do të thotë mbi 40 për qind më shumë.
Më tej, theksohet se numri i të vdekurve pritet që në ditët në vijim të rritet në mbi 100.000, duke shtuar se në muajin e fundit ka pasur rritje të vdekjeve në 32 vende në kontinent, transmeton Anadolu Agency.
Sipas njoftimit, vala e dytë në Afrikë ka filluar në tetor të vitit 2020 dhe më 6 janar të vitit 2021 ka arritur kulmin.
Vala e dytë ka qenë më e shpejtë dhe më vdekjeprurës nga vala e parë.
Numri i rasteve në kontinent ka shkuar mbi 3.7 milionë, ndërsa i të vdekurve në 97.401.