Telegrafi

OBSH trajnon mantelbardhët për Shërbimet Emergjente Mjekësore

Lista e pjesëmarrësve të këtij trajnimi është finalizuar javën e kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me OBSH-në dhe Komitetin Drejtues për Shërbimet Emergjente Mjekësore.

Kursi do të vijohet në tre module nga 18 profesionistë kosovarë: moduli i parë nga 29 nëntori deri më 17 dhjetor; i dyti nga 10 janari deri më 28 janar dhe i treti nga 31 janari deri më 18 shkurt.

Që vijuesit të marrin aftësi të reja lidhur me shërbimet emergjente mjekësore do të përkujdesen tre instruktorë ndërkombëtarë, ekspertë të shërbimeve emergjente mjekësore, dhe qëllimi i kursit është rritja e aftësive të stafit shëndetësor kosovar në menaxhimin e rasteve emergjente mjekësore në vendin e ngjarjeve. /Telegrafi/