Virusi H5N1 ka prekur kryesisht punëtorët e fermave, pasi ranë në kontakt të ngushtë me tufat e shpendëve dhe bagëtitë.
Megjithatë, OBSH ka deklaruar se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët, transmeton Telegrafi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se rreziku i gripit të shpendëve për popullatën e përgjithshme mbetet “i ulët”.
Vlerësimi i tyre vjen pasi Shtetet e Bashkuara raportuan vdekjen e parë njerëzore nga sëmundja, e shkaktuar nga virusi H5N1.
Zëdhënësja e OBSH-së Dr. Margaret Harris u tha gazetarëve në Gjenevë se virusi H5N1 “nuk po qarkullon te njerëzit, por po ‘kërcen’ te njerëzit që janë të ekspozuar” ndaj shpendëve ose bagëtive qumështore.
“Ne nuk po shohim qarkullim të qëndrueshëm”, shpjegoi ajo.
“Pacienti që vdiq nga sëmundja në Luiziana ishte mbi 65 vjeç, dhe raportohet se kishte kushte themelore mjekësore”, shtoi ajo.
Sipas autoriteteve shëndetësore, ai kishte qenë i ekspozuar ndaj pulave dhe shpendëve të egër.
Disa dhjetëra njerëz në SHBA janë prekur nga gripi i shpendëve gjatë shpërthimit aktual, kryesisht punëtorë ferme në kontakt të ngushtë me tufat e shpendëve dhe bagëtitë. /Telegrafi/