Site icon Telegrafi

OBSH: Solidaritet global për të luftuar pandeminë

Fuqitë e mëdha ende nuk po arrijnë ta luftojnë së bashku pandeminë, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa agjencia e OKB numëroi më shumë se 30 milionë raste COVID-19 në të gjithë botën.

Më shumë se 300,000 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit globalisht, ku India, SHBA-ja, Argjentina, Brazili dhe Spanja regjistruar shtesat më të mëdha.

“Fuqitë e mëdha nuk po punojnë së bashku”, tha Tedros në një konferencë shtypi nga Gjeneva, duke shpjeguar mesazhin e tij kryesor për udhëheqësit botërorë, ndërsa po përgatiten për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së, që fillon javën e ardhshme.

Ai theksoi, gjithashtu, se do t’u bëjë thirrje liderëve në Asamblenë e Përgjithshme për të financuar 35 miliardë dollarët e nevojshëm për përshpejtimin e zhvillimit të ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19. /ATSH/

Exit mobile version