Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave të vështira financiare.
Një popullsi në plakje vuan nga një barrë e lartë e sëmundjeve, të cilat kërkojnë financime më të lartë.
Organizata Botërore e Shëndetësie në programin e ri për Shqipërinë deri me 2025 vuri në dukje se promovimi i shëndetit dhe mirëqenies do të kërkojë që Shqipëria të trajtojë pasojat e plakjes së popullsisë dhe ngarkesën e lartë të sëmundjeve infektive.
OBSH lajmëron se rënia e popullsisë e shoqëruar me plakje të shpejtë rrezikon qëndrueshmërinë financiare të pensionistëve dhe invalidëve dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e tyre.
Nga 2010 në 2019 jetëgjatësia në Shqipëri u rrit me 1.6 vjet duke arritur në 79.9 për femrat dhe 76.2 për meshkujt, por të dhënat janë ende dukshëm nën mesataren e BE-së ku femrat jetojnë mesatarisht 83.8 vite dhe meshkujt 78.45 vite.
Në të njëjtën periudhe numri i popullsisë së Shqipërisë u ul mesatarisht me 0.25% në vit dhe përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç u rrit nga 10.6% ne 14 % të totalit të popullsisë.
Nga ana tjetër vendi ynë përballet me mangësitë e mëdha të shërbimeve dhe investimeve në sektorët e shëndetësisë, arsimit, kujdesit social dhe sistemeve të mbrojtjes sociale vë në dukje OBSH.
Në sektorin shëndetësor sfida mbeten vdekshmëria neonatale dhe kequshqyerja. Gratë egjiptiane dhe gratë që jetojnë në zonat rurale dhe të thella në Shqipëri, vazhdojnë të kenë akses të kufizuar në kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues.
Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë fokus intensiv në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Zvogëlimi i tyre kërkon rritje të qëndrueshme të investimeve dhe forcim të monitorimit, trajtimit, vlerësimit dhe parandalimit, raporton Monitor.
Një prioritet thelbësor duhet të jetë përqasja ndërsektoriale për të ndalur përhapjen e obezitetit tek fëmijët dhe për të zvogëluar konsumin e kripës përmes avokimit të politikave, zhvillimit dhe zbatimit të ligjeve (të tilla si taksat), etiketimit të ushqimeve të përpunuara dhe promovimit të një stili jetese të shëndetshëm në shkolla. /Telegrafi/