Site icon Telegrafi

OBSH planifikon që deri në fund të vitit 2021 të shpërndajë rreth dy miliardë doza të vaksinës kundër coronavirusit

Foto: Arkiv

Deri në fund të vitit 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë, planifikon të shpërndajë në të gjithë globin, rreth dy miliardë doza të një vaksine kundër coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një miliard prej këtyre dozave do të blihet për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, paralajmëron OBSH.

Iniciativa e OBSH-së, është pjesë e një Programi të Përshpejtimit të Pajisjeve për COVID-19, i cili u lansua në muajin prill, në bashkëpunim me qeveritë; grupeve shëndetësore, shkencëtarëve, dhe bizneseve, në mënyrë që të mposhtet pandemia e coronavirusit.

Programi i lartpërmendur paraqet katër shtylla kryesore, të cilat përfshijnë testet e COVID-19, trajtimet, vaksinat si dhe sistemet shëndetësore.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit, do të ishte sigurisht një vaksinë efektive dhe e sigurt”, ka thënë Soumya Swaminathan, shkencëtare në OBSH. /Telegrafi/

Exit mobile version