Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar testimin e hidroksilklorinës si një trajtim të mundshëm të COVID-19, pas shqetësimeve të sigurisë së shëndetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump, pati deklaruar se i njëjti e ka përdorur atë për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Ndërkaq ky vendim nga OBSH erdhi pasi të premten një studim zbuloi nivele më të larta të vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19 që e përdorën ilaçin.
“Grupi ekzekutiv ka zbatuar një pauzë të përkohshme të ilaçit kundër malaries, ndërsa të dhënat për siguri janë rishikuar”, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ndërkohë OBSH bën të ditur se testimi i ilaçeve të tjera është duke vazhduar./Telegrafi/