Site icon Telegrafi

OBSH për vaksinat kundër COVID-19, mbetet përgjegjësi e shteteve që përdorin vaksinat të hulumtojnë efektet anësore të mundshme

Të gjitha efektet anësore të mundshme të vaksinave kundër coronavirusit, janë brenda kompetencave të autoriteteve shëndetësore të vendeve që përdorin këto vaksina, ka bërë të ditur sot zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo ka folur për këtë temë pasi që janë raportuar reaksione alergjike në Britani të Madhe pas dhënies së vaksinës së Pfizer, dhe paralajmërimeve të ekspertëve shëndetësorë britanikë që tani për tani të mos e marrin personat që kanë probleme me alergji,  transmeton Telegrafi.

“Njerëzit nuk do të duhej të ishin kaq shumë të padurueshëm”, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së, Margareth Harris, gjatë një konference për media në Gjenevë.

Në anën tjetër OBSH-ja vazhdimisht monitoron të dhënat e tri fazave të testimit të vaksinave të disa prodhuesve.

“Vaksinat ende nuk kanë lejen (nga OBSH-ja) për përdorim emergjent, sepse më e rëndësishme është të kujdesemi për sigurinë e qytetarëve”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version