Site icon Telegrafi

OBSH për të prekurit me COVID-19: Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 për qind janë punonjës shëndetësorë

Punonjësit shëndetësor përbëjnë tre për qind të popullatës së përgjithshme të botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 përqind prej tyre janë punonjës shëndetësorë.

Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi.

Tedros Gebreyesus, ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët e kanë pësuar me jetë shumë infermier e mjekë.

“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që do ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre përqind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros. /Telegrafi/

 

Exit mobile version