Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se 700 mijë persona të tjerë mund të vdesin si pasojë e COVID-19 deri në mars në Evropë dhe pjesë të Azisë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Evropa po përballet me një rritje të rasteve, duke bërë që Austria të kthehet në bllokim dhe të tjerat të marrin në konsideratë masa të reja.
Një numër vendesh, sikurse Franca, Gjermania dhe Greqia – së shpejti mund t’i bëjë vaksinat shtesë si kërkesë në mënyrë që qytetarët e tyre të konsiderohen plotësisht të vaksinuar.
Por në disa vende ka pasur protesta të ashpra kundër masave të reja. Holanda pa disa netë trazirash për një bllokim të pjesshëm.
Në vlerësim e saj, OBSH paralajmëroi se COVID-19 ishte shkaku kryesor i vdekjeve në rajonin e saj të Evropës.
“Vdekjet e raportuara kumulative parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, bazuar në tendencat aktuale”, tha OBSH të martën. /Telegrafi/