Telegrafi

OBSH paralajmëron mjekët për valë të re pacientësh me H1N1

Agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha të premten se virusi mund të shkaktojë pneumoninë virale me pasoja për jetën që mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë e shëndetshëm.

Zyrtarët e shëndetësisë u bënë thirrje mjekëve të trajtojnë rastet e dyshuara shumë shpejt me brana antivirale.

Paralajmërimi vjen ndërsa zyrtarët amerikanë të shëndetësisë njoftuan se shpërndarja e vaksinës për virusin do të vonohet. Qendra për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve tha se do të ketë vetëm 28 deri në 30 milionë doza të vaksinës deri në fund të tetorit nga 40 milionë që ishte parashikuar.

Qendra thotë se aktiviteti i virusit po përhapet në 41 shtete amerikane një nivel i paparë për këtë kohë të vitit. Ata thanë se javën e parë të kësaj vjeshte, niveli i vdekshmërisë nga gripi dhe pneumonia në Shtetet e Bashkuara është mbi nivelin fillestar epidemik. /VoA/Telegrafi/