Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet nuk do të duhej të ndalonin së përdorur vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca, për shkak të frikës së shkakton mpiksjen e gjakut – pasi sipas tyre nuk ka ndonjë indikacion se mund të jetë e vërtetë, shkruan BBC.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia, janë disa prej vendeve që kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, transmeton Telegrafi.
Por sot zëdhënësja e OBSH-së, ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje mes vaksinës dhe rritjes së rrezikut për mpiksje të gjakut të shkaktuar nga vaksina e AstraZeneca.
Margaret Harris theksoi se “është një vaksinë e mrekullueshme”, dhe se do të duhej të vazhdonin vendet ta përdorin atë në luftën kundër COVID-19.
Rreth pesë milionë evropianë tashmë kanë marrë vaksinën e AstraZeneca. E janë raportuar për rreth 30 raste në Evropë me mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës.
Gjithashtu ishte raportuar se një burrë 50-vjeq ka ndërruar jetë në Itali, pasi kishte mpiksje të gjakut. E OBSH-ja po hetonte raportimet, e deri më tani nuk ka vërejtur ndonjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. /Telegrafi/