Telegrafi

OBSH ndalon testimet për hydroxychloroquine dhe ilaçeve kundër HIV, pas dështimit për të zvogëluar vdekjen tek pacientët me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të shtunën se po ndërpresë testimet e saj për ilaçin e malaries hydroxychloroquine dhe kombinimin e ilaçit HIV lopinavir/ritonavir në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 pasi ata nuk arritën të zvogëlojnë vdekshmërinë.

“Këto rezultate të testeve të përkohshme tregojnë se hydroxychloroquine dhe lopinavir/ritonavir prodhojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë së pacientëve të shtruar me COVID-19 kur krahasohen me kujdesin standard”, ka thënë OBSH, përcjell Telegrafi.

“Hulumtuesit e testimit do të ndërpresin testimet me efekt të menjëhershëm”, tha OBSH në një deklaratë, duke iu referuar testimeve të mëdha shumë-vendore që agjencia po udhëheq.

Agjencia e OKB-së tha se vendimi, i marrë me rekomandimin e komitetit drejtues ndërkombëtar të testimit, nuk ndikon në studime të tjera, ku ilaçet përdoren për pacientë jo-spitalorë ose si një profilaksi.

Një tjetër degë e testimit të udhëhequr nga OBSH është duke shikuar efektin e mundshëm të Remdesivir, të ilaçit antiviral të Gilead për COVID-19. /Telegrafi/