Telegrafi

OBSH: Mungesa e sigurimit shëndetësor rrënon ekonomikisht njerëzit në botë

Edhe financimi në mënyrë private i trajtimeve mjekësore shpesh i rrënon njerëzit, jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në ato të industrializuara. Karakteristike është një gjendje e tillë për SHBA-në, Greqinë, Portugalinë, Poloninë, dhe Hungarinë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, kërkoi një financim më të mirë dhe eficient të sistemit shëndetësor.

Ndërsa ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Nebel, theksoi se një nga shtyllat e politikës gjermane të zhvillimit mbetet ndihma në ngritjen e sistemit shëndetësor në vendet e varfra.

Raporti i OBSH u prezantua në Berlin në kuadër të një konference ndërkombëtare ministrore për financimin e sistemeve shëndetësore. /dw/