Site icon Telegrafi

OBSH korrigjon veten përsëri, duke pretenduar se antitrupat mund të zhvillohen në njerëz të infektuar me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë një deklaratë tjetër në informimin e publikut në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Pasi njoftoi në janar se nuk kishte asnjë provë për një transmetim nga njeriu tek njeriu të coronavirusit të ri, ajo tani ka rishikuar paralajmërimin e saj, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë të veçantë, disa vende sot kanë njoftuar futjen e kartave speciale për njerëzit me COVID-19, por OBSH ka paralajmëruar se nuk ka prova që njerëzit nuk mund të ri-infektohen me coronavirus.

Lexo po ashtu OBSH: S’ka të dhëna që kush shërohet, nuk infektohet sërish

Një shkrim në Twitter për këtë çështje është fshirë nga faqja e OBSH-së, e cila ka shkaktuar konfuzion në rrjetet sociale.

Një shkrim tjetër u lëshua shpejt duke shpjeguar se shumica e të infektuarve pritej të zhvillonin antitrupa për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

Më kritiku në punën e OBSH-së ishte presidenti i SHBA-së Donald Trump. Ai fajësoi organizatën se ka favorizuar Kinën dhe pezulloi fondet e saj derisa të identifikoheshin të gjitha dështimet e organizatës. /Telegrafi/

Exit mobile version