Telegrafi

OBSH-ja optimiste, nuk beson se lia e majmunit do të rritet në pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunit jashtë Afrike do të rritet në pandemi.

Nga OBSH-ja bëjnë të ditur se akoma nuk është e qartë nëse personat asimptomatik të infektuar mund ta shpërndajnë sëmundjen, transmeton Telegrafi.

Në maj janë zbuluar mbi 300 raste të konfirmuara apo që dyshohet për linë e majmunit.

Kujtojmë që lija e majmunit është një sëmundje e lehtë që përhapet me kontakt të afërt dhe ka simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Shumica e rasteve me linë e majmunit janë regjistruar në Evropë, e deri më tani nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me vdekje. /Telegrafi/