Telegrafi

OBSH-ja: Guinea merr vetëm 25 vaksina kundër COVID-19, vendet e pasura 25 milionë doza

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi të hënën fitimet e kompanive farmaceutike dhe pabarazinë në vaksinimin.

Ai thënë se “nuk është e drejtë” që të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen më herët sesa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë në vendet e varfra, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu akuzoi shumicën e prodhuesve të vaksinave për zgjedhjen e vendeve “ku fitimet janë më të larta”, raporton theguardian.

“Janë dhënë vetëm 25 doza në një vend të varfër, jo 25 milionë, jo 25 mijë, vetëm 25. Duhet të jem i qartë: bota është në prag të shkatërrimit moral” tha Tedros.

Ai nuk e përmendi emrin konkretisht të vendit, por një zëdhënëse e OBSH-së e identifikoi atë si Guinea.

Ai, megjithatë, mirëpriti përparimet shkencore që bënë të mundur krijimin e vaksinave më pak se një vit para se të shpërthente pandemia në Kinë, ku një ekip ekspertësh të udhëhequr nga OBSH-ja tani është vendosur për të hetuar origjinën e coronavirusit. /Telegrafi/