Site icon Telegrafi

OBSH-ja: Evropa po regjistron mesatarisht 26 mijë raste të reja ditore me coronavirus

Evropa ka raportuar më shumë se 26 mijë raste të reja të coronavirusëve çdo ditë, pasi qeveritë filluan zbutjen e masave pas vendosjes së tyre për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Rritja mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se “autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve”, tha shefi i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, raporton CNN.

Kluge tha se me 3.9 milionë raste të COVID-19, rajoni përbën 17 për qind të totalit global. Ndërsa Evropa bëri përpjekje të mëdha për të mposhtur virusin, Kluge pohoi se “rreziku i ringjalljes nuk ka qenë kurrë larg”.

Ai tha se “rastet e reja janë rritur në mënyrë të qëndrueshme çdo javë në këtë kontinent” që kur kufizimet filluan të lehtësohen, transmeton Telegrafi.

Evropa regjistroi 40 mijë raste të tjera në javën e parë të gushtit në krahasim me javën e parë të qershorit, kur rastet ishin në nivelin e tyre më të ulët, shtoi ai.

Lexo po ashtu Paralajmëron drejtori i OBSH-së për Evropë: Vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19 mund të ndodh në vjeshtë

Shefi i OBSH-së për Evropë tha se këto shpërthime nuk duhet të ndërhyjnë në planet për rikthimin e sigurt të fëmijëve në shkollë dhe paralajmëroi një takim me të gjitha 53 vendet e rajonit për të siguruar një arsim të sigurt dhe me cilësi të lartë.

Masat e sugjeruara përfshijnë hapjen e shkollave në zona me nivele të ulëta të viruseve, rregullimin e orareve dhe klasa me numër më të vogël të nxënësve. /Telegrafi/

Exit mobile version