Telegrafi

OBSH: Hiri vullkanik tash për tash nuk është i rrezikshëm për shëndet

Të premten kjo organizatë tha se rretë e hirit mund të jenë shumë të rrezikshme për astmatikët dhe personat me probleme respiratore, mirëpo të martën OBSH ka njoftuar se tash për tash askush nuk është i rrezikuar, përveç islandezëve që jetojnë në afërsi të vullkanit.

OBSH u ka rekomanduar islandezëve të cilët jetojnë në afërsi të vullkanit që të mos dalin jashtë pa maska dhe pa syza, ashtu që të mbrohen nga grimcat e hirit që mund të shkaktojnë irritim të mushkërive dhe syve.

Më të rrezikshme janë grimcat më të imëta të cilat mund të depërtojnë thellë në mushkëri, dhe që aktualisht gjenden në qiellin mbi Evropë.

Lajmi i mirë është se këto grimca gjenden shumë lartë dhe falë kushteve të motit, ato mund të shpërndahen duke mos shkaktuar probleme shëndetësore në Evropë. /Telegrafi/