Site icon Telegrafi

OBSH: Evropa të mos lehtësojë përpjekjet kundër pandemisë

Evropa po përjeton aktualisht një shpërthim në numrin e rasteve me COVID-19 dhe nuk duhet të lehtësojë përpjekjet e saj kundër pandemisë, paralajmëroi sot drejtori i degës evropiane të OBSH-së, Hans Kluge.

“Shtetet duhet të marrin masa të synuara dhe proporcionale për të kundërshtuar rritjen e rasteve të infektimit dhe vdekshmërinë”, theksoi ai, raporton ATSh.

Megjithatë, Kluge sqaroi se organizata konsideron që shkollat duhet të qëndrojnë të hapura deri në fund dhe të mbyllen vetëm si një mundësi e fundit.

 

Exit mobile version