Site icon Telegrafi

OBSH: Ende nuk ka prova që coronavirusi mund të përhapet përmes dorezave apo sipërfaqeve të tjera

Ende nuk është vërtetuar nëse njerëzit mund të infektohen me coronavirus duke prekur sipërfaqet ku virusi qëndron, të tilla si doreza, tastierë, mausi i kompjuterit, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sidoqoftë, rekomandohet që njerëzit të dezinfektojnë sendet, sipas udhëzimeve të lëshuara nga kjo agjenci e KB-së, transmeton Telegrafi.

Udhëzimet u nxorën bazuar në një studim që tregon se virusi mund të mbijetojë në pjesën e jashtme të një maskë mjekësore për fytyrën deri në shtatë ditë.

Por OBSH gjithashtu tha që studimet mbi qëndrueshmërinë e virusit duhen parë me një dozë dyshimi, duke pasur parasysh që një hulumtim i tillë kryhet në laboratorë, ku ka pak ngjashmëri me kushtet e jetës reale.

Edhe pse deri më tani nuk ka raportuar raste të infeksionit njerëzor me virusin nëpër sipërfaqe, mundësia e një transmetimi të tillë nuk duhet të përjashtohet duke pasur parasysh sjelljen e coronavirusëve të tjerë të njohur. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dezinfektoni sipërfaqet e objekteve si pajisjet elektronike dhe parmakët, thotë OBSH. /Telegrafi/

Exit mobile version