Site icon Telegrafi

OBSH e krahason COVID-19 me gripin spanjoll – shpreson të përfundojë në më pak se dy vjet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se shpreson që pandemia e coronavirusit të përfundojë në më pak se dy vjet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deklarata e tij vjen kur i njëjti krahasoi situatën e tanishme me pandeminë e Gripit Spanjoll, e cila kishte zgjatur dy vite.

“Në kohën e teknologjisë në të cilën jetojmë ne, virusi ka gjasa të përhapet më shpejt”, u shpreh kreu i OBSH-së.

“Në të njëjtën kohë ne posedojmë njohuri si dhe teknologjinë e duhur për ta ndaluar sëmundjen”, potencoi ai.

Ndryshe, deri më tani më shumë se 22 milionë njerëz janë infektuar nga coronavirusi globalisht, ndërsa afër 800 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, bazuar në të dhënat zyrtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version