Site icon Telegrafi

OBSH dyshon se në Tanzani është shfaqur sëmundja vdekjeprurëse Marburg, raportohet për tetë të vdekur

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën një shpërthim i sëmundjes së dyshuar Marburg ia ka marrë jetën tetë personave në një pjesë të largët të Tanzanisë veriore.

“Ne jemi në dijeni për 9 raste deri më tani, duke përfshirë 8 persona që kanë vdekur”, tha në një deklaratë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Do të presim raste të tjera në ditët në vijim pasi mbikëqyrja e sëmundjeve përmirësohet”, shtoi i pari i OBSH-së, transmeton Telegrafi

Ashtu si Ebola, virusi Marburg e ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të ngushtë me lëngjet trupore të individëve të infektuar ose me sipërfaqe, të tilla si çarçafët e kontaminuar.

Pa trajtim, Marburg mund të jetë fatale deri në 88 për qind të njerëzve që sëmuren nga kjo sëmundje.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, diarre, të vjella dhe në disa raste vdekje nga humbja ekstreme e gjakut.

Nuk ka asnjë vaksinë ose trajtim të autorizuar për Marburg.

OBSH tha se vlerësimi i saj i rrezikut për shpërthimin e dyshuar në Tanzani është i lartë në nivel kombëtar dhe rajonal, por i ulët në nivel global.

Një shpërthim i Marburgut në Ruandë, i raportuar për herë të parë më 27 shtator, u deklarua i përfunduar më 20 dhjetor.

Zyrtarët e Ruandës raportuan gjithsej 15 vdekje dhe 66 raste, me shumicën e punonjësve të kujdesit shëndetësor të prekur që trajtuan pacientët e parë.

Një shpërthim në vitin 2023 në Marburg në Kagera, i cili ndan një kufi me Ruandën, ia mori jetën të paktën pesë personave. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version