Site icon Telegrafi

“OBSH duhet ta mbyllë gojën”, kryeministri çek i drejtohet organizatës pas kritikave të fundit

Kryeministri çek, Andrej Babis, iu është drejtuar anëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu thënë se të njëjtit duhet ta ‘mbyllin gojën’.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i tij vjen pasi selia e OBSH-së në Çeki kritikoi autoritetet e shëndetit publik të Pragës, kur këta të fundit vendosën që të zvogëlojnë implementimin e masave parandaluese të coronavirusit për sa i përket gjurmimit dhe testimit të rasteve të kontaktit.

“Sapo e pashë atë që shkroi OBSH. A është kjo e njëjta organizatë e cila nuk rekomandonte bartjen e maskave?”, shkroi Babis në Twitter.

Kryeministri çek, Andrej Babis

“OBSH nuk e dinte që kjo ishte pandemi. Sipas mendimit tim ata duhet ta ‘mbyllin gojën’”, vazhdoi kryeministri çek.

Babis iu drejtua gjithashtu edhe medieve vendase, të cilat kritikuan qeverinë për sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë në Çeki.

“Në realitet ne po e menaxhojmë shumë mire situatën aktuale”, u shpreh mes tjerash ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version