Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin sepse përhapja e coronavirusit po inkurajohet nga njerëzit nën moshën 20-30 vjeç, ku shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, duke paraqitur një rrezik për grupet e cenueshme.
Zyrtarët e OBSH-së pohuan këtë muaj se është rritur përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve, duke kërcënuar grupe të cenueshme në të gjithë botën, përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët në zona me popullsi të dendur e me kujdes të dobët shëndetësor, raporton nytimes.
“Epidemia po ndryshon,” tha drejtori rajonal i OBSH-së, Takeshi Kasai në një konferencë virtuale.
“Njerëzit e moshës 20, 30, 40 janë duke e përhapur gjithnjë e më shumë infeksionin. Shumë nuk janë në dijeni edhe se janë të infektuar”, tha Kasai duke shtuar se “Kjo rrit rrezikun e transmetimit te të prekurit”, transmeton Telegrafi.
Për shkak të rishpërndarjes së infeksionit, shumë vende kanë ri-vendosur masa shtrënguese pasi kompanitë kërkojnë të gjejnë një vaksinë për coronavirusin, vrau më shumë se 770 mijë njerëz dhe u infektuan afër 22 milionë.
Edhe pse janë vërejtur mutacione në virus, OBSH ende e konsideron atë “relativisht të qëndrueshëm”, tha Kasai.
OBSH gjithashtu u kujtoi prodhuesve të ilaçeve që të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm në kërkime dhe zhvillim kur krijojnë vaksina. /Telegrafi/